Mesazhi i Sarrit

Futboll

Mesazhi i Sarrit

Më: 30 maj 2019 Në ora: 13:49
Mesazhi i Sarrit

Maurizio Sarri e pranoi pas suksesit në Europa League se nuk e di nëse ai do të qëndrojë si trajner i Chelsea-t, duke lënë të kuptohet se mund t’i bashkohet Juventusit në Serinë A. “Dailymail” raportoi të mërkurën se lojtarët e Juventusit janë shprehur se presin që Sarri të zëvendësojë Max Allegrin.

Pasi ngriti lart trofeun e parë si trajner me një fitore të jashtëzakonshme 4-1 me Arsenalin, Sarri nuk ishte në gjendje ta qartësonte pozitën e tij.

“Është koha për të festuar. Nga nesër, siç ndodh me të gjitha klubet, do të ulemi dhe drejtuesit e klubit për të parë se çfarë klubi kërkon nga unë dhe se çfarë dua unë nga klubi. Kam ende dy vjet të mbetura në kontratën time, kështu që si me çdo klub, ne duhet të ulemi dhe të vlerësojmë gjithçka.”

Gjithsesi, i pyetur nga mediet italiane nëse do të shkojë tek Juventusi, Sarri e tha një sinjal.

“Vitin e kaluar u largova nga Italia për të mos shkuar direkt te një skuadër tjetër italiane. E dashuroj Napolin dhe napolitanët, por profesionin mund të na çojë në rrugë të ndryshme.”

Ish-trajneri i Napolit e vlerëson pozitivisht sezonin e tij të parë te Chelsea, edhe pse nuk kanë munguar kritikat ndaj tij.

“Ne patëm një sezon të mirë sepse e fituam vendin tonë në Ligën e Kampionëve nëpërmjet Premier Ligës, e cila nuk ishte një detyrë e lehtë duke marrë parasysh konkurrencën. Arritëm në finalen e Kupës së Ligës pas eliminimit të Liverpuoolit dhe Tottenhamit dhe humbëm vetëm ndaj Manchester City-t me 11-metërsha. Në Europa League fituam 12 ndeshje dhe kemi shënuar më shumë gola se cilado skuadër tjetër. Mendoj sezoni ynë mund të vlerësohet mes nga mirë në i jashtëzakonshëm".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat