Marrin fund vuajtjet, Shkumbini rikthehet në Kategorinë e Parë

Futboll

Marrin fund vuajtjet, Shkumbini rikthehet në Kategorinë e Parë

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:21
Pamje nga takimi

Shkumbini rikthehet në Kategorinë e Parë. Skuadra e Artan Banos, mposhti me rezultatin 1-0 Luzin 2008 në finalen e “Play-Out”-it, duke siguruar një biletë në të Parën.

Goli i kapitenit Xhyra në minutën e 33-të i dhuroi fitoren skuadrës peqinase, e cila pas 1 sezoni në Grupin B të Kategorisë së Dytë, do të rikthehet në Kategorinë e Parë. Kujtojmë që skuadra bardheblu e mbylli sezonin në vendin e dytë të Grupi B, ndërkohë që disa ditë më parë u mposht nga Veleçiku në “Play-Out”, me rezultatin 1-0. Për shkak të vendit vakant, skuadrave të mposhtura në ndeshjen e parë iu dha edhe një shans, të cilin peqinasit nuk e shpërdoruan duke mposhtur Luzin e Vogël me rezultatin minimal.

Duhet theksuar që në minutat e fundit të lojës, mesfushori Albano Isai shpërdoroi një rast të artë, duke gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, teksa e dërgoi topin jashtë stadiumit.

LUZI 2008 – SHKUMBINI 0-1

Xhyra 33′ 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat