Keq e me keq për klubin e njohur maqedonas, edhe një goditje nga FIFA

Futboll

Keq e me keq për klubin e njohur maqedonas, edhe një goditje nga FIFA

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:41
Maksimov

Vardari nga Shkupi as nuk mund të përforcohet për sezonin e ardhshëm, pasi ka marrë ndalesë për transferime në dy afate kalimtare nga FIFA, plus dënim me të holla për “rastin Maksim Maksimov”, ngase FIFA vendosi në favor klubit lituanez Trakai.

Vardari në vitin 2017 kishte thyer rregullat, kur në ditën e fundit kishte transferuar Maksimovon. Ky i fundit është dënuar me katër muaj pezullim dhe me të holla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat