Askush si Pedro

Futboll

Askush si Pedro

Më: 30 maj 2019 Në ora: 16:44
Askush si Pedro

Futbollisti i Çelësit, Pedro, është cilësuar si njeriu i finaleve. Me triumfin e djeshëm ndaj Arsenalit, 31-vjeçari regjistroi 2 rekorde personale. Spanjolli u bë lojtari i parë që fiton Kupën e Botës, Kampionatin Europian, Champions-in, Ligën e Europës, Botërorin e Klubeve si dhe Superkupën e Europës.

Pedro ka fituar kështu çdo kompeticion të mundshëm, teksa askush nuk e ka arritur suksesin e këtij futbollisti. 31-vjeçari është gjithashtu lojtari i parë në histori që ka shënuar në 3 finale Europiane për klube. Sulmuesi ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë në finalet e Champions, Ligën e Europës dhe Superkupës së Europës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat