Mezani: Një arritje e madhe qëndrimi në Superligë 

Futboll

Mezani: Një arritje e madhe qëndrimi në Superligë 

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:14
Mezani: Një arritje e madhe qëndrimi në Superligë 

Gjilani është skuadra që do të mbetet në Superligë në sezonin e ardhshëm pasi që mposhti Besën me rezultatin 1:0 në kuadër të ndeshjes së barazhit.

Pas takimit, trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani u shpreh i lumtur që do të vazhdojnë të jenë pjesë e elitës.“ Një arritje e madhe qëndrimi në Superligë, është dashur ta zgjidhim më herët jo të luajmë në barazh. Besa na vuri në vështirësi, ishte skuadër e mirë, rezultati 1:0 ishte rrezik por e mbrojtëm mirë”, tha fillimisht Mezani.

Trajneri i Gjilanit foli edhe për edicionin e ardhshëm se a do të jetë pjesë e skuadrës. “Kemi një projekt me Gjilanin dhe normalisht që do të jem tek Gjilani edhe  sezonin e ardhshëm”, e mbylli deklaratën ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat