Ramos: Nuk dua të largohem 

Futboll

Ramos: Nuk dua të largohem 

Më: 30 maj 2019 Në ora: 18:43
Ramos: Nuk dua të largohem 

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka sqaruar gjithçka. Futbollisti flet edhe për Florentino Perezin.

“Pas gjithë atyre gjërave që është folur ditët e fundit, zgjidhja më e mirë është të bëj këtë konferencë dhe të sqaroj gjithçka. Për të ardhmen: Nuk dua që askush të ketë dyshime. Unë dua ta mbyll karrierën e time si futbollist te Real Madridi. Kur të më përfundojë kontrata do të largohem nga dera kryesore”, tha Ramos. Marrëdhënia e tij me Florentino Perezin?

“Nuk dua të largohem nga Reali dhe marrëdhënia ime me presidentin, siç e ka thënë edhe ati, është si babai me birin, por të gjithë kemi mosmarrëveshje me baballarët tanë. Zgjidhja më e mirë ka qenë të uleshim ballë për ballë pa ndërmjetës”, thotë Ramos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat