Tifozët e Juves të mllefosur me Conten, nisin peticion kundër tij

Futboll

Tifozët e Juves të mllefosur me Conten, nisin peticion kundër tij

Më: 30 maj 2019 Në ora: 23:58
Antonio Conte

Tifozëve të Juventus duket se nuk po iu pëlqen aspak afrimi i Antonio Contes me skuadrën e Inter.

Në uebsajtin ‘Change.org’, tifozët e ‘Zonjës së vjetër’ kanë nisur një peticion, kundër ish trajnerit të skuadrës së tyre.

Në këtë peticion deri më tani raportohet të kenë nënshkruar rreth 3000 tifozë të Juventus.

Tifozët po kërkojnë që ylli i Contes të largohet nga stadiumi i skuadrës së tyre, pasi Conte së fundmi është afruar me skuadrën Inter.

Inter tradicionalisht ka qenë skuadra rivale e Juvnetus, fakt ky që ka mllefosur jashtëzakonisht shumë tifozët e Juves.

Conte kishte fituar tri ‘Scudetto’ me skuadrën e Juventus, para se të largohej në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat