Ancelotti flet për të ardhmen dhe i jep një këshillë djalit

Futboll

Ancelotti flet për të ardhmen dhe i jep një këshillë djalit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 07:31
Carlo Ancelotti

Sezoni sapo është mbyllur. Napoli e ka mbyllur kampionatin në vendin e dytë dhe Carlo Ancelotti, në vitin e tij të parë me "axurrët", mund të pushojë dhe të shijojë qytetin. I intervistuar nga "OttoChannel", trajneri italian ka folur për marrëdhënien e tij me Napoli-n, qytetin dhe popullin. Për të ardhmen dhe për djalin Davide, zëvendësi i tij. 

Napoli- "Marrëdhënia me Napoli-n është normale, e jetoj qytetin ashtu si mundem. Kaloj shumë kohë jashtë qytetit, në Castel Volturno, dhe kur kthehem në mbrëmje e vetmja gjë që shijoj nga Napoi është ndonjë restorant ose piceri, nuk dal shumë. Kaloj shumë kohë para televizorit, më pas dal me miqtë dhe   fëmijët e mi. Më pëlqen shumë klima, ambienti, pamja". 

"Çfarë nuk toleroj? Unë toleroj gjithçka, por ky qytet   mund të jetë më i bukur me disa ndryshime të vogla, me një ndjenjë pak më të madhe qytetarie nga ana e të gjithëve, por ky është një problem italian. Shkoj shpesh në Kanada, veçanërisht në periudhat festive, respekti ndaj gjërave është shumë i ndryshëm atje në krahasim me Italinë". 

Këshillat e babait - "Çfarë i them Davides? Të studiojë dhe ta bëjë me pasion atë që bën, siç bëjnë shumë njerëz që punojnë në këtë ambient. Paguhemi shumë mirë, por nuk është kjo ajo që na motivon". 

E ardhmja - "Nëse do të jetoja në një qytet si Napoli? Si jo! Kam kaluar disa herë pushimet në Capri, një nga vendet më të bukura në botë. Çfarë do të mungojë nga Napoli kur të largohem? Nuk e di, presoj të qëndroj këtu për një kohë aq të gjatë, sa të ndihem i kënaqur me atë që kam kaluar". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat