Dëmtimi i Binakut

Futboll

Dëmtimi i Binakut

Më: 31 maj 2019 Në ora: 13:02
Dëmtimi i Binakut

Egzon Binaku është dëmtuar gjatë një seance stërvitore ditën e martë, ndërkohë që skuadra e Norkoping nuk do ta ketë në dispozicion mbrojtësin për ndeshjen e së dielës ndaj Eskilstunas.

Në këto kushte, duke qenë se klubi dyshon që për shqiptarin ka një dëmtim të rëndë në ligamentet e gjurit, atëherë grumbullimi në Gjermani, pas datës 2 qershor, pikërisht të dielën, bëhet thuajse i pamundur.

Në këto kushte, trajneri Reja, për të kompletuar listën zyrtare, mund të vendosë që të grumbullojë Lorenc Trashin nga skuadra e Partizanit. Mbetet për t’u parë deri të shtunën, kur edhe Kombëtarja do të mbyllë përgatitjet në Durrës për të nisur udhëtimin drejt Frankfurtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat