Chelsea e do Coutinhon për ta zëvendësuar Hazardin

Futboll

Chelsea e do Coutinhon për ta zëvendësuar Hazardin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 14:29
Philipe Coutinho

Pasi që Eden Hazardi pritet të zyrtarizohet në Real Madrid gjatë ditëve në vijim, Chelsea është detyruar ta gjejë një zëvendësues për belgun. Marca raporton se “Blues” e shohin Philippe Coutinhon e Barcelonës si zëvendësuesin e përsosur.

Beteja e gjatë mes Chelseat dhe Real Madridit sa i përket transferimit të Hazardit duket se është shumë afër përfundimit.

Në të njëjtën kohë, Barcelona dëshiron ta shesë Coutinhon pasi ai nuk i arritur pritshmëritë e krijuara për të kur u transferua në janar të vitit 2018 nga Liverpooli, për 160 milionë euro.

Si rezultat i kësaj situate, Chelsea është duke e mbajtur nën vëzhgim brazilianin, për shkak se ai ka një reputacion mjaft të mirë në Premierligë, pas paraqitjeve që i kishte bërë me Liverpoolit, si dhe i ka disa veçori të përafërta me Hazardin.

Problemi për Chelsean është se FIFA i ka dënuar ata të mos kenë të drejtë të transferojnë lojtarë për dy afate kalimtare. Ky dënim është i vlefshëm deri në korrik të vitit 2020, mirëpo Chelsea po shpreson se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do ta kundërshtoj këtë vendim.

Edhe Manchester Unitedi dhe Paris Saint-Germaini kanë shprehur interesim për Coutinhon, edhe pse Barcelona ende nuk e marrë asnjë ofertë konkrete nga asnjë klub.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat