Keita nuk ia del të rikuperohet, mungon në finalen ndaj Tottenhamit

Futboll

Keita nuk ia del të rikuperohet, mungon në finalen ndaj Tottenhamit

Më: 31 maj 2019 Në ora: 15:28
Naby Keita

Mesfushori nga Guinea kishte shpresuar të luante në ndeshjen e nesërme.

Naby Keita që është lënduar në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës, shpresonte se do të mund t’ia dilte të rikthehej për të luajtur në finale.

Por pas shumë përpjekjeve nga ana e tij dhe stafit mjekësor të Liverpoolit, lëndimi vazhdon ta shqetësojë mesfushorin dhe ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sfidën e nesërme që luhet në Wandra Metropolitano kundër Tottenhamit.

Jo të gjitha lajmet janë të këqija për Jurgen Klopp, i cili është njoftuar se Roberto Firmino e ka kaluar problemin me lëndim dhe do të jetë 100 për qind i gatshëm për të luajtur.

Kujtojmë se Liverpooli luan për të dytin vit rresht në finalen e Ligës së Kampionëve dhe këtë stinor synon ta kthejë trofeun në Anfield, pasi vjet ishte mundur nga Real Madridi 1-3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat