Heroi i Interit tregon rezultatin e saktë të ndeshjes Tottenham – Liverpool

Futboll

Heroi i Interit tregon rezultatin e saktë të ndeshjes Tottenham – Liverpool

Më: 31 maj 2019 Në ora: 17:33
Diego Milito

Milito mendon se Tottenhami do ta fitojë Ligën e Kampionëve.

Legjenda e Interit, Diego Milito, do të bëjë tifo për Tottenhamin në finale të UEFA Champions League.

Për faqen zyrtare të UEFA-s, Milito, që me dy gola në finale kundër Bayern Munich në vitin 2010 ia fitoi titullin Interit, mendon se Tottenhami do ta mposhtë Liverpoolin e Jurgen Klopp.

Ai beson se në betejën angleze në Champions, do të triumfojë skuadra e Pochettinos me rezultatin 2-1.

Finalja e Champions League do të zhvillohet në Madrid, në stadiumin e ri të Atleticos “Wanda Metropolitano”, të shtunën nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat