Idrizi vazhdon me Llapin

Futboll

Idrizi vazhdon me Llapin

Më: 31 maj 2019 Në ora: 18:46
Idrizi vazhdon me Llapin

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva ka nisur që t’i rinovojë kontratat me futbollistët që i vlerëson si të duhur për edicionin e ardhshëm. “KF Llapi ka vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me mbrojtësin e krahut të djathtë, Bujar Idrizi. Idrizi me kontratën e nënshkruar, do të jetë pjesë e klubit deri në qershor të vitit 2020. Bujar Idrizi sezonin që lamë pas ka zhvilluar 30 ndeshje, ku ka shënuar 2 gola dhe 3 asistime”, bëhet e ditur nga klubi llapjan.

KF Llapi me pak fat sportiv do të dilte edhe kampion i Kosovës, por nuk i shkoi ashtu si duhet në javët e fundit dhe u desh të pajtohet me vendin e tretë në renditje me gjithsej 69 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat