Lajm i mirë për Liverpool, Firmino i gatshëm për finalen kundër Tottenham

Futboll

Lajm i mirë për Liverpool, Firmino i gatshëm për finalen kundër Tottenham

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:09
Roberto Firmino

Roberto Firmino është i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve, ku Liverpool takohet me Tottenham Hotspur.

Të shtunën në ‘Wanda Metropolitano’, në stadiumin e Atletico Madrid, zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2018/2019, ku përballen skuadrat angleze, Liverpool dhe Tottenham.

Një lajm i mirë për Liverpoolin për finalen kundër Tottenham, është rikthimi i Roberto Firmino.

Trajneri Jurgen Klopp ka konfirmuar se Firmino është i gatshëm për lojë, pa theksuar nëse do të startojë.

Braziliani ka vuajtur nga një lëndim muskulor, dhe i ka humbur disa nga ndeshjet e fundit të Liverpool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat