Klopp flet para finales së madhe

Futboll

Klopp flet para finales së madhe

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:26
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, ka folur për "Sky Sport" në prag  të finales së Champions League që skuadra e tij do të luajë të shtunën në mbrëmje (21.00) kundër Tottenham-it. 

"Nëse shikojmë klasifikimin në kampionat, mund të mendojmë se jemi në avantazh. Gjithsesi, përballjet direkte me   Tottenham-in kanë qenë gjithmonë të bukura, të dyja janë mbyllur 2:1. Mendoj se nuk është e rëndësishme të thuhet para ndeshjes se kush është favorit, kjo duhet treguar në fushë", ka thënë trajneri gjerman. 

"Sigurisht, përballjet me skuadrat angleze nuk janë një gjë e re për ne. Por kualifikimi në finale është një gjë e jashtëzakonshme. Duhet të jemi të lumtur për futbollin anglez. Jam i lumtur edhe për Maurizio Sarri-n, që ka fituar Europa League. Në finalen e Champions-it kemi dy skuadra që kanë potencial dhe karakter".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat