Klopp: Liverpool nuk është favorit në finale

Futboll

Klopp: Liverpool nuk është favorit në finale

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:47
Jurgen Klopp

Liverpool nuk janë favorit kundër Tottenham në finalen e Ligës së Kampionëve.

Kështu ka deklaruar trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp, që nuk e konsideron aspak favorite skuadrën e tij në këtë finale.

‘The Reds’ kanë marrë pa dashje epitetin e favoritit, pas përfundimit të sezonit në Premierligë me 26 pikë më shumë se Tottenham.

“Unë e di që njerëzit thonë se ne jemi favoritë sepse kemi pasur më shumë pikë në ligë”, ka deklaruar fillimisht Klopp.

“Por, nëse keni parë ndeshjet tona kundër Tottenham, ishte vetëm 2:1. Nuk ka përparësi para ndeshjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat