“Kostoja e stadiumit rreth 70 mln euro” Arben Dervishi tregon detajet e “Arenës Kombëtare”

Futboll

“Kostoja e stadiumit rreth 70 mln euro” Arben Dervishi tregon detajet e “Arenës Kombëtare”

Më: 31 maj 2019 Në ora: 19:55
Arena Kombetare

Kryetari i komisionit të infrastrukturës në FSHF, si dhe anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Arben Dervishi, foli për “RTSH Sport”, në lidhje me të gjitha detajet e stadiumit “Arena Kombëtare”.

STADIUMI – Është bërë goxha punë, për pak kohë. Vepra të tilla madhore, duan kohën e duhur për t’u ndërtuar. Është një nga ndërtimet më të mëdha të bëra ndonjëhera, në fushën e ndërtimeve civile. Do i ketë brenda të gjitha gjërat e nevojshme, dhe do funksionojë në 24 orë.

FASADA – Fasadën e hoqëm gur më gurë, dhe më pas e vumë brenda këtij stadiumi, siç ishte. E kemi montuar në një mbikëqyrje të rreptë. Do ketë edhe një muze, i hapur për tifozët.

VËSHTIRËSIA – Gjithçka nis te projekti, që ka një miks gjërash. Duhen ndërthurur funksionet. Është stadiumi, hoteli, por edhe funksione të tjera. Për hapësirën që kishim në dispozicion, nuk shkonim dot më shumë se 22 mijë vende. Bazamenti i tokës ishte më i dobët, dhe zbritëm një kat më poshtë, gjë që kërkoi më shumë kohë. Stolat do të jenë të kuq, një zgjedhje e arkitektit. Jemi munduar të plotësojmë edhe kushtet nga UEFA, për transmetimin në TV. Kemi pasur kontakte edhe me televizionet, për pozicionin e kamerave.

HYRJE – Ka hyrje emergjence për zjarrëfikëset, si dhe ambulancat. Autobusët do të futen brenda stadiumit, ka një hapësirë për to. Si edhe që zyrtarët e ndeshjeve të parkojnë. Ndërkohë, ekipet do të kenë një hyrje në dispozicion.

AMBIENTET E BRENDSHME – Janë dhomat e zhveshjeve për ekipet, për arbitrat, dhoma anti-doping, zona për gazetarët, që mban rreth 100 gazetarë. Vendi për zyrtarët e UEFA-s. Sallë për arbitre femra, si edhe vendi për të bërë analiza. Ka edhe dhoma masazhi, vend për nxehjen, sallë force. Kushtet do të jenë optimale.

PROJEKTI – Momentalisht, ka përfunduar dranazhimi pjesë për pjesë, tani nuk ka më ujë në sipërfaqe. Për tifozët, nuk do të ketë rrjeta, por vetëm një parapetë xhami. Stadiumi do të jetë i mbyllur, dhe jehona akoma më e madhe. Kostoja finale ende nuk dihet. Ne japim vetëm 10 milionë euro, si edhe truallin. Pjesën tjetër e jep firma që po e bën me koncesion. Për aq sa di unë, ka shkuar rreth 70 milionë euro. Sipas nesh, stadiumi mund të jetë gati në shtator./panoramasport

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat