Griezmann tek Barcelona punë e kryer

Futboll

Griezmann tek Barcelona punë e kryer

Më: 31 maj 2019 Në ora: 22:06
Griezmann

Transferimi i Antonio Griezmann tek Barcelona po shkon drejt fundit.

Ekipi katalunas e ka konfirmuar interesimin për yllin francez por nuk ka dhënë asnjë detaj.

Mirëmbajtësi i rrjeteve sociale të Barcelonës, Aviv Levy ia ka bërë ‘follow’ Griezmannit në Instagram, duke shtuar edhe më shumë dyshimet se transferimi vetëm se ka ndodhur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Griezmann në fund të këtij stinori lajmëroi se po largohet nga Atletico Madrid. Emri i tij ishte i lidhur ngushtë me skuadrën e Barcelonës, PSG-së dhe Manchester Unitedit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat