Zhdrella vazhdon me KF Llapin

Futboll

Zhdrella vazhdon me KF Llapin

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 00:00
Mentor Zhdrella

Mentor Zhdrella është lojtari i radhës i konfirmuar nga KF Llapi.

Skuadra nga Podujeva gjatë ditës së sotme (e premte) është treguar shumë aktive, duke vazhduar kontratat me tre lojtarë, dhe duke konfirmuar një transferim nga Maqedonia e Veriut.

Pas transferimin të Emran Ramadanit, dhe vazhdimit të kontratës me Bujar Idrizin dhe Benjamin Eminin, është tani Mentor Zhdrella që është konfirmuar te KF Llapi për sezonin tjetër.

Njoftimi i KF Llapit:

ZYRTARE: Mentor Zhdrella vazhdon kontratën edhe për një vit me Llapin

Super-mesfushori kyç i skuadrës Mentor Zhdrella do jetë pjesë e Llapit edhe në edicionin e ri 2019/20.

Mentor Zhdrella i cili sezonin paraprak shënoi 7 gola dhe asistoi 12 herë do i qëndroj klubit besnik dhe do i mbroj ngjyrat e klubit të vendlindjes me shumë krenari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat