Klopp: Tottenham s'është Barcelona. Finalet e humbura? Unë s'jam një...

Futboll

Klopp: Tottenham s'është Barcelona. Finalet e humbura? Unë s'jam një...

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 00:15
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales së Champions League që skuadra e tij do të luajë kundër Tottenham të shtunën në mbrëmje në "Wanda Metropolitano" të Madridit.

"Do të jetë një finale shumë intensive. Do të më pëlqente të bënim atë që bëmë kundër Barcelona-s, por Tottenham është shumë i fortë dhe ka shumë cilësi. Nëse do të shkohet te penalltitë? Është një mundësi", ka thënë trajneri gjerman.

Në lidhje me finalet e humbura në karrierë: "Nga viti i kaluar kam mësuar se edhe një roveshitatë nga 18 metra mund të jetë një gol. Nga finalet e tjera? Kundërshtarë të ndryshëm, situata të ndryshme. Mund të kishte shkuar më mirë, por edhe më keq". 

"Kam humbur finalen e Champions League, është e vërtetë. Por nga 2012-ta, me përjashtim të 2017-ës, kam luajtur gjithmonë në një finale me skuadrën time dhe ndoshta kam vetëm rekordin e gjysmëfinaleve të fituara".

"E konsideroj vetën një person normal, nëse do të isha egocentrik, do ta konsideroja vetën një humbës. Jemi këtu sepse duam të fitojmë. Gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën nuk ndikojnë te besimi im", ka përfunduar Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat