Vëllaznimi apo Trepça 89, cila skuadër do luajë sezonin e ardhshëm në Superligë

Futboll

Vëllaznimi apo Trepça 89, cila skuadër do luajë sezonin e ardhshëm në Superligë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 09:54
Vëllaznimi dhe Trepça 89

Ndeshja e dytë e barazhit zhvillohet sot, ku ndeshen Vëllaznimi dhe Trepça 89.

Këto dy skuadra do të ndeshen sot, në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.

Skuadra gjakovare ka përfunduar sezonin në pozitën e katërt, të Ligës së Parë, ndërsa Trepça 89 përfundoi në pozitën e nëntë në Superligën e Kosovës.

Këto dy skuadra këtë sezon janë ndeshur edhe në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku skuadra nga Mitrovica arriti ta eliminojë skuadrën gjakovare me rezultat të përgjithshëm 5 me 1.

Kujtojmë që ndeshja fillon nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat