Në ethet e finales së Champions League

Futboll

Në ethet e finales së Champions League

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:25
Pamje nga një ndeshje

Momenti i shumëpritur ka ardhur. Sot në mbrëmje në Wanda Metropoliatano të Madridit luhet e finalja e Champions League, një sfidë e gjitha angleze mes Tottenham dhe Liverpool. Spurs kërkojnë të shkruajnë historinë teksa do të tentojnë të fitojnë trofeun e tyre të 6-të në këtë kompeticion ndërkohë që Liverpooli pas finales së humbur vjet ndaj Realit synon të ngjitet në fronin e Europës aty ku mungon që nga viti 2005, kur Steven Gerard me shokë realizuan atë përmbysje të çmendur ndaj Milanit. Për Liverpoolin nëse e fiton do të jetë trofeu i 6-të në Champions ndërkohë që për trajnerin e The Reds, Jurgen Klopp do të jetë trofeu i parë. Në karrierën e tij, gjermani ka humbur 6 finale, 3 prej tyre në Europë dhe 2 me Liverpoolin, një në Europa League dhe një në Champions League.

Gjithsesi sot skuadra e Klopp është favorite përballë një Tottenhami që ka patur shumë fat për të mbrritur deri këtu pasi Interin në grup por edhe Manchester City-n e Ajaxin i ka eliminuar me gol në fushë kundërshtare. Bilanci i përballjeve direkte është dukshëm në favor të Liverpoolit, që sot do të zbresë në fushë me formacionin më të mirë të mundshëm teksa mungesa e vetme është ajo e mesfushorit Naby Keita. Në krahun tjetër lajmi i madh për Mauricio Pochettinon është se ka rikuperuar sulmuesin Harry Kane, por dyshimi në nëse gjigandi anglez do ta nisë ndeshjen si titullar apo nga stoli do të jetë deri në momentet e fundit. Parashikohet një finale spektakolare në Madrid e cila do të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës, teksa pritet të ndiqet nga miliona njerëz nëpërmjet ekranit të televizorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat