Tottenham – Liverpool, formacionet për finalen e Champions League

Futboll

Tottenham – Liverpool, formacionet për finalen e Champions League

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 10:59
Foto ilustrim

Sonte në mbrëmje do të kurorëzohet kampioni i ri në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube, Liga e Kampionëve.

Në finalen tërësisht angleze, do tw pwrballen Liverpool-Tottenham, që do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitana”, të Madridit.

Para finales së Champions League, media të shumta kanë publikuar formacionet e mundshme të të dyja skuadrave.

Harry Kane dhe Roberto Firmino, që ishin të lënduar – që të dy janë në 11-she, pavarësisht se Klopp dhe Pochettino nuk deshën të zbulojnë mbrëmë asgjë.

Liverpooli arriti në finale pasi përmbysi Barcelonës në “Anfield” duke e mposhtur 4-0, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Edhe Tottenhami preku finalen me përmbysje. Në ndeshjen e parë në Angli humbi 0-1 nga Ajaxi, për të bërë çmendurinë në Holandë, ku fitoi 2-3 me het-trik të Lucas Mouras

 

Formacionet:

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat