Ky është çmimi milionësh që kërkon për shqiptarin

Futboll

Ky është çmimi milionësh që kërkon për shqiptarin

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:03
Muriqi

Vedat Muriqi është bërë temë ditore në mediet turke për shkak të ardhmes së tij, shkruan Insporti. Muriqi zhvilloi një super sezon me skuadrën e Rizespori në kampionatin turk duke shënuar 17 gola dhe tetë asistime në të gjitha garat.

Ish sulmuesi i KF Lirisë është duke u kërkuar nga dy gjigantët e futbollit turk, Fenerbahce dhe Galatasaray.

Sipas medieve turke Muriqi e dëshiron një kalim të Fenerbahce por Rizespor është duke rezistuar pasi kërkon nga skuadrat e interesuar për shërbimet e tij të paguajnë më shumë.

Gazetari turk Ali Naci Kuçuk në postimin e tij në Twitter ka shkruar se Rizespori iu ka kërkuar 7 milionë euro Fenerbahces dhe Galatasaray nëse i dëshirojnë shërbimet e reprezentuesit të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat