Messi: “Ajo që ndodhi kundër Liverpoolit ishte një fatkeqësi”

Futboll

Messi: “Ajo që ndodhi kundër Liverpoolit ishte një fatkeqësi”

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:23
Leo Messi

Messi vazhdon të flasë për eliminimin nga Champions League nga Liverpooli.

Liverpooli arriti në finale të Champions League pasi përmbysi Barcelonën në “Anfield” duke e mposhtur 4-0, pas humbjes 3-0 në “Camp Nou”.

Humbje e hidhur për katalunasit, pasi për herë të dytë radhazi, u eliminuan me përmbysje – pasi edhe në vitin 2018 humbën 3-0 nga Roma në “Olimpico”, pas fitores 4-1 në “Camp Nou”.

Duke folur për shumë gjëra në FOX Sports, Leo kujtoi edhe njëherë ndeshjen në Anfield.

“Ajo që ndodhi kundër Liverpoolit ishte një fatkeqësi. Bëmë shumë gabime. Ata na kapën përpara dhe kishin dëshirë për të fituar”, tha Messi për FOX Sports.

Messi e pranon që humbjet dhembin shumë, i përjeton rëndë. Por, tani ka se ku të ngushëllohet.

“Humbjet në futboll më lëndojnë, por fatmirësisht kam fëmijët, merrem me ta dhe duket sikur gjithçka kalon. Më dhemb shumë humbja, por shkoj në shtëpinë time, shoh fëmijët dhe gruan time, kështu që hidhërimi kalon. Para kësaj, kthehesha në shtëpi dhe mbyllesha në vetvete. Nuk doja të shikoja TV, as të ushqehesha. Tani kam një detyrë, që të jem në tavolinë me fëmijët e mi”, u shpreh ai.

Messi e përfundoi sezonin me 51 gola në 50 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat