Perisic qëndron, Conte e kthen në Eto’o. Marotta premton “dhurata” nga Madridi

Futboll

Perisic qëndron, Conte e kthen në Eto’o. Marotta premton “dhurata” nga Madridi

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:27
Ivan Perisic

E ardhmja e Ivan Perisic duket se do të marrë një kthesë të papritur me Antonio Conte në krye të pankinës zikaltër.

Sipas informacioneve të fundit nga mediet italiane anësori kroat nuk është më në listën e lojtarëve për t’u larguar, duke qenë se Mauro Icardi nuk preferohet nga Conte dhe do jetë ai që do bëjë valixhet gati.

Me largimin e argjentinasit konfliktet shuhen dhe Perisic përshtatet me skemën e Conte, i cili planifikon ta kthejë në një Samuel Eto’o të kohës së Jose Mourinho.

Ndërkohë drejtori i deleguar, Beppe Marotta në një intervistë të nga Madridi premtoi blerje të mëdha këtë merkato, teksa ai dhe Ausilio po punojnë për afrimin e tre lojtarëve. I pari është Nicolo Barella i Cagliarit, i cili ndiqet prej kohësh nga zikaltrit, që po tentojnë të ulin çmimin prej 50 milionë euro të kërkuar nga skuadra Siciliane. 

Federico Chiesa është goditja e madhe e parashikuar, por për sulmuesin e Fiorentinas duhet të mposhtet konkurrenca e Juventus, për këtë vlera e tij mund të rritet edhe më shumë.

Në fund mbetet Edin Dzeko, që sipas të gjitha informacioneve ka arritur marrëveshjen për termat ekonomikë dhe kontratën me klubin zikaltër dhe tani pret që Inter të gjejë akord me Roman.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat