Juventus - Inter, mund të ndodhë shkëmbimi i madh

Futboll

Juventus - Inter, mund të ndodhë shkëmbimi i madh

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:38
Juventus - Inter, mund të ndodhë shkëmbimi i madh

Mbrëmë i gjithë menaxhmenti i Inter në krye me Beppe Marotta së bashku me trajnerin Antiono Conte udhëtuan për në Madrid për të qenë prezent në finalen e Ligës së Kampionëve.

Sipas "Calcio Mercato", Marotta ka dhënë aprovimin e tij për shkëmbimin mes sulmuesit të Inter, Icardi dhe atij të Juventusit, Dybala , transmeton Indeksonline.

Përveç Dybalas, Marotta është gati të ja sjellë edhe tre lojtarë tjerë Contes.

Në listën e dëshirave është emri i talentit të Cagliarit, Nicolo Barella. Po ashtu Conte ka dhënë aprovimin e tij për transferimin e lojtarit të Fiorentinas, Federico Chiesa.

Ndërsa në sulm Marotta është duke punuar që të sjellë lojtarin e Romës, Edin Dzeko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat