Klopp: “Në finale kundër Realit, mësova se mund të shënosh me gërshërë nga 18 metra”

Futboll

Klopp: “Në finale kundër Realit, mësova se mund të shënosh me gërshërë nga 18 metra”

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 11:47

Klopp është i vetëdijshëm, futbolli ka ndryshuar dhe atëherë kur e pret më së paku, skuadra e tij mund të ndëshkohet nga Tottenhami.

Shembulli më i mirë sipas tij është goli i Gareth Bale në finale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

Kur rezultati ishte 1-1, Bale hyri në lojë për të shënuar 2 gola. I pari u realizuar nga një pozicion që pak kush e besonte se topi mund të përfundonte në rrjet, por ashtu ndodhi.

“Në finalen e Champions League vitin e kaluar, mësova se një goditje ‘chilena’ (me gërshërë) nga 18 metra mund të shndërrohet në gol”, tha Jurgen Klopp.

Megjithatë, goli i Bale nuk ishte nga 18 metra siç thotë Klopp, por brenda zonës së portierit.

Sonte, nga ora 21:00, Tottenhami dhe Liverpooli do t’i matin forcat në “Wanda Metropolitanio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat