Gazidis lëviz në dyert e UEFA-s, Milan përjashtohet nga Europa League

Futboll

Gazidis lëviz në dyert e UEFA-s, Milan përjashtohet nga Europa League

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 12:20
Ivan Gazidis

Milan është duke negociuar me UEFA-n që këtë sezon të mos marrë pjesë në kupat e Europës, në mënyrë që të shlyejë një dënim të mundshëm që mund të marrë, për mospërmbushjen e rregullave të “Fair Play” financiar.

Sipas të dhënave nga “Sky Sport” dhe “Corriere dello Sport” CEO i klubit, Ivan Gazidis është vënë në krye të kësaj lëvizje dhe të hënën mund të ketë një vendim zyrtar që do e nxjerrë klubin kuqezi jashtë Europa League për këtë sezon.

Kujtojmë që Milan e mori një ndëshkim të tillë sezonin e kaluar, por pasi vendimi i UEFA-s u apelua Milan e fitoi dhe mori pjesë në Europa League. Gjithsesi limitet dhe objektivat e rinj të vendosur nga organi më i lartë i futbollit në Europë janë cilësuar si shumë strikte dhe thuaje të paarritshme për t’u realizuar.

Për këtë, Gazidis ka planifikuar që këtë sezon të mos luajnë në Europa League dhe të shlyhen përgjithmonë nga dënimet dhe monitorimi i “Fair Play” financiar.

Nëse ky plan pranohet nga UEFA dhe Milan vetpërjashtohet nga Europa League, atëherë Torino është skuadra që përfiton dhe shkon në këtë kompeticion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat