Vdes Jose Antonio Reyes, ish futbollisti Arsenalit dhe Real Madridit

Futboll

Vdes Jose Antonio Reyes, ish futbollisti Arsenalit dhe Real Madridit

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:17
Jose Antonio Reyes

Sytë e të gjithë futbolldashësve sot janë nga “Wanda Metropolitano”, ku do të luhet finalja e Ligës së Kampionëve, mes Liverpoll dhe Tottenham. Megjithatë, një lajm mjaft i hidhur e ka goditur këtë sport, këtë të shtunë. Një lajm tragjik, që bën me dije se ish-sulmuesi i Arsenalit, Jose Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident automobilistik. 

Spanjolli 35-vjeçar, i cili po luante për ekipin e Divizionit të Dytë, Extremadura, nuk i ka mbijetuar dot aksidentit tragjik të sotëm. Ish-klubi i tij, Sevilla, shkroi: "Nuk mund të konfirmonim lajme më të këqija se ky, ylli i dashur i Sevilla, José Antonio Reyes, ka vdekur në një aksident automobilistik. Reyes ishte lojtari më i ri në historinë e Sevilla, që bëri debutimin me ne, duke luajtur për klubin në moshën vetëm 16-vjeçare”. Transferimi i tij tek Arsenali ndodhi në janar 2004.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat