Hazardit nuk i japin numrin që do, Reali e vesh me fanellën legjendare

Futboll

Hazardit nuk i japin numrin që do, Reali e vesh me fanellën legjendare

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 13:22
Eden Hazardin

Real Madridi ka siguruar Eden Hazardin nga ekipi i Chelseas. Belgu do të transferohet në "Santiago Bernabeu" dhe tashmë mbetet vetëm për t'u prezantuar në klubin "galaktik". 

28-vjeçari e pranoi vetë pas finales së fituar të Europa Leagues që do të largohet. Madrilenët i kanë zgjedhur dhe numrin e fanellës. Ai do të mbajë në shpinë numrin 7. Reali e vlerëson shumë këtë fanellë, pasi e ka mbajtur një legjendë si Cristiano Ronaldo. 

Numri 10 nuk mund t'i jepet Hazardit, pasi ai mbahet nga Luka Modric dhe nuk do t'i hiqet. "I persekutuari" është Mariano Diazi, pasi sulmuesi e ka momentalisht atë numër. Lojtari me shumë mundësi do të shitet në verë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat