Messi habit me deklaratë për Ronaldon

Futboll

Messi habit me deklaratë për Ronaldon

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 14:07
Messi habit me deklaratë për Ronaldon

Lionel Messi mbrëmë ka dhënë një intervistë në një televizion të Argjentinës. Ai ka folur për se si ka ndikuar familja e tij në futboll ndër vite, për pensionimin, Suarezin, Neymarin, Ronaldon dhe Pep Guardiolan.

“Nuk më pëlqen ta shoh vetën në televizion. Unë zakonisht nuk i i shikoj ndeshjet, tha Messi.

"Thiago vuan shumë kur ne humbim. E njëjta ndodhi kur humbëm kundër Liverpoolit dhe në finale të Kupës së Mbretit”, u shprehë ylli i Barcelonës. "Unë dua ta mbaroj karrierën time duke fituar diçka me kombëtaren”, tha kapiteni i Argjentinës.

"Të pensionohem? Ditën që nuk e shijoj më futbollin, unë do të tërhiqem”, u shpreh Messi.

"Me Antonellan ishte dashuri në shikim të parë. Kur Thiago lindi unë e kuptova se prioritet po ndryshoheshin. Më dhemb shumë kur humbas por unë kur kthehem në shtëpi shoh fëmijët dhe gruan time. Në të kaluarën kur vija në shtëpi, unë mbyllesha në dhomë vetëm dhe nuk shikoja televizion, as nuk haja”, tha fituesi i pesë topave të arta.

"Unë ende vuaj kur humbasim por e përballoj në një mënyrë tjetër. Tani kam obligime që të jem në tavolinë me fëmijët e mi”, u shprehë Lionel Messi.

Ai foli edhe për Suarezin e Neymarin.

"Unë kam një grup në WhatsApp ku janë Suarezi, Neymari.", u shprehë ai.

"Njerëzit filluan të kenë perceptim negativ në Suarezin sepse ai duhej të bënte një operacion, ai ai ka kohë që është duke vuajtur nga dhimbjet dhe nuk kishte zgjidhje tjetër.”, tha argjentinasi.

Messi foli edhe për rivalin e tij, Cristiano Ronaldo.

"Cristiano nuk i mungon vetëm La Ligas por edhe mua. Ai e bëri Real Madridin më të rëndësishëm.", tha ai. “Nuk e shoh vetën në të ardhmen si trajner", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat