Valencia gjen pasuesin

Futboll

Valencia gjen pasuesin

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 14:13
Valencia gjen pasuesin

Valencia është gati të transferojë sulmuesin e Real Madrid, Mariano Diaz, gjatë merkatos së verës. 25-vjeçari kaloi një sezon të vështirë te madrilenët për shkak të disa dëmtimeve, ndërsa në arriti të gjente rrugën e rrjetës vetëm dy herë, në sfidën ndaj Villarreal.  Mariano Diaz shikohet nga drejtuesit e Valencias si zëvëndësuesi ideal i Rodrigo Moreno, i cili me shumë mundësi do të largohet gjatë verës. Edhe vetë futbollisti e pëlqen një lëvizje të tillë, pasi me klubin nga “Mestalla” ai do të kishte mundësi të luante gjithashtu në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat