Dalin fotot e aksidentit ku vdiq futbollisti dhe nipi i tij

Futboll

Dalin fotot e aksidentit ku vdiq futbollisti dhe nipi i tij

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:35
Pamje

Në mesditë e së shtunës lajmi se Jose Antonio Reyes, ish-futbollist i Sevillas, Arsenalit e Real Madridit ka ndërruar jetë në një aksident rrugor në Urtera të Sevilla, aty ku është edhe vendlindja e tij, trishtoi të gjithë opinionin sportiv në botë.

Sipas informacioneve nga mediet spanjolle mësohet se 35-vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën tip “Mercedes-Brabus” teksa është përplasur me një shtyllë që ka qenë në anë të rrugës.

Image

Për pasojë mjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal ku ka shpërthyer në flakë, që kanë rezultuar fatale për Reyes dhe nipin 23-vjeçar të tij, që ndërruan jetë.

Image

Ndërkohë që një pasagjer tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra nga përplasja dhe flakët.

Ende nuk dihen saktë shkaqet e aksidentit, por mendohet se shpejtësia e lartë ka bërë që Reyes të përplaset me një shtyllë anash rrugës dhe më pas të humbasë kontrollin e makinës, që është përmbysur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat