Sundimi i Real Madridit në Evropë merr fund sonte, pas 1,099 ditëve

Futboll

Sundimi i Real Madridit në Evropë merr fund sonte, pas 1,099 ditëve

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 16:58
Foto ilustrim

Pas 1,099 ditëve në fronin e mbretit të Evropës, Real Madridi do ta dorëzojë titullin e kampionit të Evropës, pasi që të shtunën në mbrëmje Tottenhami ose Liverpooli do ta marrë këtë titull, në final të Ligës së Kampionëve.

Sergio Ramosi e ngriti trofeun e 11-të, 12-të dhe 13-të të Real Madridit në Ligën e Kampionëve, në Milano, Cardiff dhe Kiev. Mirëpo, sundimi i tij dhe i klubit të tij do të përfundojë sonte, kur ose Jordan Henderson ose Hugo Llorisi do ta marrin këtë trofe në “Ëanda Metropolitano”.

“Los Blancos” kanë qenë të vetëdijshëm se kjo ditë do të vijë, pasi që ata u eliminuan në mënyrë tronditëse nga Ajaxi në “Santiago Bernabeu”, në mars.

Triumfi i La Decimas në Lisbonë në vitin 2014 e largoi presionin për trofe në Evropë për Real Madridin dhe nën drejtimin e Zinedine Zidanit, madrilenët arritën deri në finale kundër po të njëjtit rival sërish në vitin 2016.

Pasi e kishin mposhtur Atletico Madridin në finale të Ligës së Kampionëve në vitin 2014, “Los Blancos” e përsëritur këtë histori pas dy vjetësh në Itali, këtë herë përmes penalltive.

Pasi që asnjë skuadër nuk kishte arritur asnjëherë ta mbronte titullin e kampionit në Evropë, Real Madridi shkroi histori në vendlindjen e Gareth Bale, kur e mposhtën Juventusin në finalen e vitit 2017.

Atë sezon, triumfi në Evropë nuk kishte qenë i vetmi sukses i skuadrës së Zidanit, pasi që madrilenët e kishin fituar edhe titullin e La Ligës, duke e shënuar kështu njërin ndër sezonet më të mira në histori.

Pastaj, ata u përsëritën këtë sukses sërish në vitin 2018, në Kiev, kundër Liverpoolit.

Një superparaqitje në pjesën e dytë të ndeshjes i la Bale, Karim Benzemën dhe Loris Kariusin në qendër të vëmendjes së mediave. Në Kiev, Real Madridi e fitoi titullin e tretë radhazi të Ligës së Kampionëve, dhe të 13-tin në përgjithësi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat