E la Milanin, Gattuso merr ofertën e parë

Futboll

E la Milanin, Gattuso merr ofertën e parë

Më: 1 qershor 2019 Në ora: 17:50
Genaro Gattuzo

Lazio është në bisedime me Gennaro Gauttson, që së fundi i ndau rrugët me Milanin, për ta zëvendësuar Simone Inzaghin në pozitën e trajnerit, raporton Sky Sport Italia.

Gazetari i famshëm sportiv italian, Gianluca Di Marzio, raporton se Lazio e ka kontaktuar sot sërish Gattuson, i cili me Milanin e mbylli sezonin në pozitën e pestë, një pikë larg kualifikimit në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

41-vjeçari ka qenë i përfolur edhe për një emërim të mundshëm në pozitën e trajnerit të rivalit të qytetit të Lazios, Roma. Megjithatë, Gattuso besohet se preferon ta drejtojë skuadrën e Lazios.

Gjatë 18 muajve si trajner i Milanit, Gattuso i regjistroi 40 fitore, 22 barazime dhe 20 disfata në të gjitha garat.

Inzaghit i ka mbetur edhe një vit në kontratën e tij me Lazion, mirëpo ai i ka kërkuar klubit që të marr pak kohë për t’i shqyrtuar të gjitha opsionet. Kjo kërkesë ka bërë që klubi të dalë në kërkim për një trajner të ri.

Gennaro Gattuso u largua nga Milani dhe vendosi të heqë dorë nga paga e tij prej 11 milionë euro, në mënyrë që stafi i tij të paguhet. Ai e ndërpreu kontratën me klubin, pasi dështoi t’ia sigurojë kuqezinjve një vend në top katërshe në Serie A.

Largimi i tij erdhi vetëm pak orë pasi drejtori sportiv, Leonardo e konfirmoi dorëheqjen e tij. Shefi ekzekutiv i Milanit, Ivan Gazidis tani nis një revolucion të plotë në klub. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat