Skuadrën e Chelsea mund ta pengojë vetëm një gjë për transferimin e Philippe Coutinhos.
Coutinho luajti sezonin e parë të plotë me skuadrën e Barcelonës, sezon në të cilin la të dëshpëruar tifozët, por edhe vetën e tij.
Lojtari brazilian nuk arriti të gjente formën e tij më të lartë, duke humbur edhe pozitën e startuesit, në balotazhin me Ousmane Dembele.
Një nga skuadrat që ka shfaqur interesim për lojtarin është ajo e Chelsea, e cila pritet ta humb yllin Eden Hazard gjatë kësaj vere.
Gianluca Di Marzio raporton se Chelsea do të shkojnë për Coutinhon, nëse ata mund ta shtyjnë dënimin e tyre nga UEFA, për transferimet.
Chelsea besojnë se ish lojtari i Liverpool do të ishte perfekt për zëvendësimin e Eden Hazard, i cili do të ikën drejt Real Madridit.
Barcelona kërkon jo më pak se 150 milionë euro për shërbimet e Coutinho.