Barcelona vendos sa do të shpenzojë për De Ligt

Futboll

Barcelona vendos sa do të shpenzojë për De Ligt

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 06:33
Matthijs de Ligt

Barcelona nuk ka ndërmend të marrë pjesë në një ankand të çmendur për Matthijs de Ligt. Sipas "Mundo Deportivo", klubi katalanas ka vendosur të shpenzojë 80 milionë euro për yllin e Ajax-it dhe asnjë euro më shumë. 

Një lloj ultimatumi, që i është dhënë menaxherit të futbollistit, Mino Raiola, dhe klubit që zotëron kartonin e tij. Në fakt, spanjollëve nuk u pëlqen fakti se menaxheri italo-holandez kërkon të fitojë 8/10 milionë euro në komisione nga ky transferim. 

Për De Ligt interesohen edhe skuadra të tjera të mëdha të Europës, si Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat