Mesfushori edhe një sezon me City, synon të largohet pas një viti gratis

Futboll

Mesfushori edhe një sezon me City, synon të largohet pas një viti gratis

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 08:11
Ilkay Gundogan

Mesfushori gjerman Ilkay Gundogan ka vendosur të qëndrojë te skuadra e Manchester City edhe sezonin e ardhshëm. Lajmin e konfirmon e përditshmja britanike “The Mirror”, sipas së cilës 28-vjeçari ka vendosur të respektojë kontratën që ka me “citizens”.

Kontrata aktuale e lojtarit skadon pas një viti, në verën e vitit 2020, por ai nuk dëshiron ta rinovojë atë. Qëllimi i Gundogan është që pas një viti të largohet nga kampionët e Anglisë me parametrin zero.

Gjithsesi, vështirë se te City do të pranojnë këtë kusht të mesfushorit, që ta lërë të largohet gratis, ndaj pritet që palët të nisin së shpejti bisedimet. Për momentin palët duken larg gjetjes së marrëveshjes. Kohët e fundit është përfolur se lojtari do të largohet në merkaton e verës, teksa ka shumë oferta si nga Seria A ashtu dhe nga Bundesliga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat