Xhaka ka disa fjalë për Shaqirin

Futboll

Xhaka ka disa fjalë për Shaqirin

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 12:46
Xhaka ka disa fjalë për Shaqirin

Ani pse nuk luajti as edhe një minutë të vetëm në dy ndeshje finale, ai i fitoi të dy titujt. Fjala është për futbollistin nga Zhegra, Xherdan Shaqirin, i cili mbrëmë u kurorëzua për herë të dytë në karrierë me trofeun më të rëndësishëm për klube në kontinentin e vjetër. Fillimisht në vitin 2013 me Bayernin, kurse tani ishte radha me Liverpoolin, aty ku kaloi nga Stoke City verën e vitit të kaluar.

Përfaqësuesi helvetik, pas ndeshjes ka pranuar urime të shumta, ndërsa nuk ka munguar as ai i bashkëlojtarit te Zvicra, Granit Xhaka.

Futbollisti i Arsenalit, ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për t’ia uruar Shaqirit këtë fitore të rëndësishme në karrierën e tij. 'Urime vëlla', shkruan Xhaka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat