Dortmundi merr miliona të tjerë nga Barcelona për Dembelen

Futboll

Dortmundi merr miliona të tjerë nga Barcelona për Dembelen

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 13:18
Ousmane Dembele

Ousmane Dembele iu bashkua Barcelonës në verën e vitit 2017 nga Borussia Dortmund.

Katalunasit paguan 105 milionë euro për t’i fituar shërbimet e francezit si dhe 40 të tjera në formë bonusesh.

Klubi gjerman deri më tani ka arritur t’i marrë edhe 20 milionë euro të tjera nga Barcelona për Dembelen.

Tani ky transferim ka shkuar në 125 milionë euro, pasi disa bonuse janë arritur.

Në kontratë ishte paraparë që kur Dembele të arrinte numrin e ndeshjeve 25 në arkën e Dortmund të shkonin pesë milionë, kur të arrinte 50 ndeshje të shkonin edhe pesë të tjera, ndërsa nga pesë milionë Dortmund mund t’i fitojë kur francezi të bëjë 75 paraqitje dhe 100.

Aktualisht sulmuesi anësorë ka zhvilluar 65 sfida zyrtare me fanellën e kataluansve.

Nën kampionët e Gjermanisë kanë fituar 10 milionë të tjera nga kualifikimi i Barcelonës në dy stinorë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Por lojtari francez mund të largohet nga Barcelona këtë verë dhe edhe këtu do të fitonte Dortmund.

Pavarësisht shumës se sa do të shitet Dembele, në arkat e Dortmund do të shkonin 17 milionë euro të tjera.

Kësisoj në rast të largimit të 22-vjeçarit, atëherë shuma e përgjithshme që Dortmund të do fitojë nga shitja e tij dy vite më parë do të shkojë në 142 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat