Shaqiri kurrë më i gëzuar, fiton titullin me vajza

Futboll

Shaqiri kurrë më i gëzuar, fiton titullin me vajza

Nga: K. Goca Më: 2 qershor 2019 Në ora: 15:28
Shaqiri kurrë më i gëzuar, fiton titullin me vajza

Kryetrajneri Qerim Shaqiri ka një mijë e një arsye që të gëzohet, sepse pa kushte e pa ndihmën e askujt e arriti titullin e kampionit me skuadrën simpatike të femrave Vizioni U-16! Të jesh kampione e Kosovës për U-16 është sukses i madh, kur kihet parasysh se me çfarë peripeci u përballë Shaqiri. Puna e tij me fanatizëm i mposhti të gjithë dhe është në piedestalin më të lartë. Shaqiri përgëzon të gjitha vashat për angazhimin dhe lojërat të mira, sepse si produkt i kësaj arritën edhe titullin e kampionit. 
“Skuadra e vajzave Vizioni nga Ferizaj është kampione në Ligën U16. Për skuadrën ferizajase ky është titulli i parë, derisa deri te ky sukses vajzat e drejtuara nga trajneri Qerim Shaqiri erdhën me plot meritë, duke e mbyllur këtë edicion të garave me 35 pikë, me 11 fitore, 2 barazime e 1 humbje.

Image

Në ndeshjen e fundit të edicionit Vizioni barazoi me Llapin, 0:0. Pas përfundimit të ndeshjes medaljet dhe trofeun e kampionit për vajzat e Vizionit i ndanë kryetarja e Komisionit të Futbollit të Femrave dhe njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe anëtari i KE të FFK-së, Ilaz Mjaku”, bëri të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat