I hidhëruar për finalen

Futboll

I hidhëruar për finalen

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:01
Maurisio Pochettino

Totenhemi humbi finalen e djeshme, ndaj Liverpulit dhe padyshim në kampin e londinezëve mbizotëron trishtimi dhe zhgënjimi.

Maurisio Pochettino, i intervistuar nga “ESPN”, ka folur përciptas, për të ardhmen e tij.

“Ne mund të flasim shumë tani, por është herët, tani duhet të merremi me këtë humbje. Do të kemi kohë për të folur rreth së ardhmes”, kanë qenë fjalët e argjentinasit, i cili jep sinjale qëndrimi.

Ndërkaq ai nuk ka harruar të uroj dhe Klopin, për suksesin e arritur. “Urime për Jurgen Klopp dhe Liverpulin. Për fat të keq humbja në finale nuk është kurrë e mirë, kemi pasur motimivimin për të fituar ndeshjen, por nuk e kemi bërë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat