Milani gati për spastrim, Gazidis bën planin për largimin e tre lojtarëve

Futboll

Milani gati për spastrim, Gazidis bën planin për largimin e tre lojtarëve

Më: 2 qershor 2019 Në ora: 16:08
Milani

Milani do e nisë sezonin e ri nga vitit 0, me qëllimin e krijimit të një filozofie tjetër tek klubi kuqezi, që tashmë është i gjithi duke u ideuar nga CEO Ivan Gazidis.

Sipas raportimeve të bëra nga “Corriere dello Sport”, Gazidis po planifikon të shesë lojtarët që kanë paga të larta, në mënyrë që të ulë shpenzimet e klubit. Filozofia e tij është: Lojtarë të rinj me pak shpenzime, promovim dhe shitje. Në këtë mënyrë Gazidis kërkon të përmirësojë dhe forcojë bilancin ekonomik të “Djallit”.

Teksa Abate, Zapata, Mauri, Montolivo dhe Bertolacci janë larguar nga klubi pikërisht për këtë arsye. Listës sipas medieve italiane do të iu shtohet edhe Calhanoglu, Laxalt dhe Castillejo.

Për turkun ka interes nga klube gjermane dhe Milani shpreson ta shesë për një shifër mes 15-18 milionë euro, ndërsa për Castillejo ka interes nga klubet spanjolle.

Nëse është e nevojshme për të grumbulluar të ardhura urgjente, po konsiderohet shitja e Donnarumma, i cili mund të sjellë deri në 60 milionë euro në arkën e klubit, por fitimet mund të rriten nga rishitja e tij, duke qenë se është lojtar i akademisë së klubit kuqezi.

Për të zënë vendin e tij gati është Pepe Reina, i cili ka kontratë 2-vjeçare, po ashtu portieri i ri italian Alessandro Plizzari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat