Liverpooli e shpërblen në këtë mënyrë Kloppin

Futboll

Liverpooli e shpërblen në këtë mënyrë Kloppin

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 08:19
Jurgen Klopp

Liverpooli e ka në plan t’i ofrojë një kontratë të re trajnerit Jurgen Klopp.

‘Të Kuqtë’ triumfuan në Ligën e Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Tottenham në finalen e së shtunës në Madrid.

Pas katër sezoneve në ‘Anfield’, trajneri gjerman ia doli ta fitonte një trofe ashtu siç kishte premtuar qysh kur kishte ardhur nga Dortmund.

Kontrata aktuale e Klopp me Liverpool skadon pas tre viteve, por ai përfiton vetëm 7 milionë funte në sezon.

Por bordi i klubit ka besim të plotë te 51-vjeçari dhe dëshirojnë që ai të ndjehet rehat në Angli.

Sipas Daily Mail, Liverpool i ka ofruar kontratën e re Kloppit me mundësi përfitimi prej 10 milionë funteve në sezon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat