Veseli kërkon fitore ndaj Islandës

Futboll

Veseli kërkon fitore ndaj Islandës

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:33
Federik Veseli

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka folur para gazetarëve.

Shqipëria vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në kualifikimet për Euro 2020. Kuqezinjtë do të ndeshen me Islandën dhe Moldavinë gjatë këtij muaji.

Mbrojtësi Federik Veseli që është ftuar nga Edy Reja për këto dy takime, ka analizuar kundërshtarin e parë Islandën, ndaj të cilit shpreson se Shqipëria mund të marrë pikët e plota edhe për faktin se islandezët nuk janë ata të një viti më parë, kur luajtën në Kampionatin Botëror.

“Çdo skuadër kur e arrin kulmin, pëson një rënie, kjo është normale. Në këto momente Islanda nuk është ai ekip që ka qenë para pak vitesh. Shpresojmë ta shfrytëzojmë këtë rast për t’u rritur, pse jo të dalim me fitore”, deklaroi Veseli.

“Me gjashtë pikë në dy ndeshje do të ishim të kënaqur, kjo është e sigurt, por në futboll është e vështirë të fitosh në çdo ndeshje”.

“Qëllimi ynë është të jemi të përqendruar në ndeshjen e parë, të bëjmë një paraqitje pozitive në ndeshjen e parë të trajnerit të ri, më pas të shohim. Sigurisht qëllimi është që të fitojmë”, përfundoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat