Joao Mario drejt largimit nga Interi

Futboll

Joao Mario drejt largimit nga Interi

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 14:52
Joao Mario

Mesfushori portugez nuk ka më vend në ekipin zikaltër

Interi i Antonio Contes do të ketë ndryshime të mëdha.

Në pritje të blerjeve të para, zikaltërit po përgatitin largimet, ku në krye të listës është Joao Mario.

Mesfushori portugez ka një kontratë deri në vitin 2021 dhe nuk është në planet e trajnerit të ri, teksa është shfaqur hipoteza e rikthimit te Sportingu, aty ku dhe u rrit si lojtar profesionist.

Interi është gati të pranojë edhe huazimin, por me kusht që blerja të bëhet e detyrueshme pas një sezoni dhe për një çmim jo më të ulët se 18 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat