Guardiola i përgjigjet Juventusit përfundimisht

Futboll

Guardiola i përgjigjet Juventusit përfundimisht

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:03
Pep Guardiola

Synimi i Juventusit për pozitën e trajnerit, Pep Guardiola, e ka ripërsëritur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, duke theksuar se me të kaltrit e Mançesterit do t’ia nisë nga fillimi sezonin e ardhshëm.

Thashethemet për kalimin e Guardiolës në Juve nuk po ndalen, edhe pse klubi dhe vetë trajneri vazhdimisht i kanë mohuar ato. Pikërisht këtë e bëri edhe të hënën 47-vjeçari, duke nënvizuar se nuk lëviz nga Anglia.

“Janë pesë ekipe shumë të mira këtu prandaj Premierliga është garë kaq e vështirë. Sezonin e ardhshëm do ta nisim nga fillimi dhe të shohim se çfarë ndodh”, tha Guardiola.

Trajneri katalonas u pyet edhe për rivalitetin me trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën.

“Rivaliteti ynë është i bukur, ama jo vetëm me të. Barça dhe Liverpooli janë dy ekipe shumë të mira. Të kuqtë janë kampionë të Evropës dhe janë shumë të fortë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat