Inzaghi vazhdon kontratën me Lazion

Futboll

Inzaghi vazhdon kontratën me Lazion

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:17
Claudio Lotito

Trajneri italian ka vendosur të qëndrojë edhe më tutje te skuadra romake.

Claudio Lotito ka konfirmuar lajmin e rinovimit me Simone Inzaghin. Trajneri pati një takim mbrëmjen e kaluar me presidentin dhe Igli Taren, aty ku erdhi edhe rinovimi deri në vitin 2021, me një rritje rrogë në 2 milionë euro në sezon.

“Kemi rinovuar kontratën me trajnerin. Nuk u shqetësova kurrë, pasi e njoh mirë Inzaghin dhe ne jemi një familje e madhe”, tha Lotito. “Raporti jonë shkon përtej anës profesionale dhe do të vazhdojmë së bashku. Nuk kemi hezituar aspak në këtë pikë”, theksoi ai.

Për Inzaghin kishte shprehur interesim edhe Milani, por ai zgjodhi të qëndronte edhe më tutje me Lazion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat