E konfirmon Barcelona, Suarez rikuperohet me kohë – i bashkohet Uruguait!

Futboll

E konfirmon Barcelona, Suarez rikuperohet me kohë – i bashkohet Uruguait!

Më: 3 qershor 2019 Në ora: 15:54
Luis Suarez

Luis Suarez ka lënë prapa dëmtimin, ai është gati që t’i bashkohet Uruguait për ‘Copa America’.

Luis Suarez u operua në fund të sezonit me Barcelonën dhe nuk ndihmoi ekipin në ndeshjet e fundit me një qëllim të qartë, të ishte i gatshëm për Uruguain në Kupën e Amerikës.

Ai humbi edhe finalen e Copa del Rey, ku Barça u mposht 2-1 nga Valencia – për çka u kritikua shumë uruguaiani.

Drejtuesit e katalanasve kanë mbetur mjaft të zhgënjyer me veprimin e sulmuesit dhe e ndjejnë veten të tradhtuar nga uruguaiani. Megjithatë, Suarezit i ka shkuar gjithçka siç ka planifikuar, pasi është rikuperuar plotësisht dhe është gati për kombëtaren e tij.

Lajmi është konfirmuar nga Barcelona në profilin zyrtar në Twitter.

32-vjeçari do të mbajë veshur fanellën e vendlindjes në verë, por nuk dihet nëse do të vazhdojë me Barcelonën.

Sezonin që lamë pas, ai bëri 49 paraqitje dhe shënoi 25 gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat